Ndërron jetë në QSUT një paraburgosur në burgun “Jordan Misja” për shkak të arrestit kardiak.
I paraburgosuri Hekuran Myrtaj ka humbur ndjenjat (gjendje të fikti) gjatë qëndrimit në zonën e ajrimit në orën 17:03.
Në orën 17.11 menjëherë punonjësit e sigurisë dhe nd/ mjekë në IEVP e kanë shoqëruar me urgjencë drejt QSUT.
Në orën 17:58, pas ndërhyrjes së mjekëve, Myrtaj ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Univeristare “Nënë Tereza”.
Myrtaj është arrestuar në datë 17.07. 2024 për kultivim të bimëve narkotike. Organet kompetente po merren me zbardhjen e çështjes.