-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pak ditë pas skandalit me Osmanin, Kurti niset për në Maqedoni

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoni të Veriut, ndërsa do të jetë i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar.

Vizita e Kurtit vjen pak ditë pas incidentit të presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, ku Presidenca tha se iu kërkua të skanohej telefoni i saj nga stafi i aeroportit.

Presidenca kishte reaguar ndaj këtij incidenti. E po ashtu Kosova dërgoi notë proteste. Reagime pati edhe nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, por edhe nga partitë shqiptare në shtetin fqinj.

“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet  infrastrukturore me interes për dy shtetet.

Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik”, ka thënë për KOHËN zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit