Berat Gjimshiti pasi ka reflektuar dhe është menduar gjatë ka zgjedhur të vazhdojë karrierën tek Atalanta duke refuzuar ofertën nga Katari.
Përtej milionave nga Katari, futbollisti shqiptar preferon të vijojë aventurën e suksesshme tek Atalanta, pse jo për të tentuar edhe fitimin e titullit kampion.
Gjimshiti, i cili në maj ngriti si kapiten i zikaltërve trofeun e Europa League, dëshiron të luajë finalen e Superkupës së Europës përballë Realit të Madridit (14 gusht).
Gjithashtu edhe Champions League në sezonin e ardhshëm, me ekipin e Gasperinit që ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve.









