-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ivanka Trump flet për Sazanin dhe Zvërnecin: Ishulli na magjepsi

Kryesoret

Ivanka Trump, vajza e Presidentit të SHBA-së Donald Trump ka folur për projektin në ishullin e Sazanit duke treguar se “notoi në një ishull mesdhetar prej 1,400 hektarësh për të zbuluar projektin e saj të radhës”.

“Ky ishull, kryesisht i paprekur për dekada të tëra, tani është në qendër të një prej zhvillimeve më ambicioze të turizmit luksoz në Mesdhe” tha ajo.

Së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, Ivanka po mbështet një projekt masiv turistik në vijën bregdetare të thyer të Shqipërisë që mund të riformësojë një nga rajonet e fundit bregdetare të pazhvilluara të Evropës.

Po punoj në një projekt të jashtëzakonshëm me burrin tim në Mesdhe. Është gjigant… një ishull prej 1,400 hektarësh në mes të Mesdheut.

Ndaluam për të notuar dhe kështu e gjetëm. Notuam deri në ishull, u ngjitëm në majë dhe thjesht u mahnitëm”, thotë Ivanka Trump.

Nuk ka energji elektrike në ishull. Po ndërtojmë gjithçka nga e para. Është një ishull privat prej 1 mijë e 400 hektarësh në mes të Mesdheut”, tha ajo.

Territori është aq i bukur sa arkitektura duhet të integrohet plotësisht me të, pothuajse të ngrihet prej vetë tokës”, u shpreh ajo.

Ajo zbuloi gjithashtu se projekti përfshin jo vetëm ishullin e Sazanit, por edhe rreth pesë milje vijë bregdetare përballë tij.

Ne kemi jo vetëm ishullin, por edhe pesë milje plazh përballë tij, një gadishull të mrekullueshëm me lagunë në njërën anë dhe det në anën tjetër”, deklaroi Trump.

Për mua, ky projekt është kulmi i gjithë përvojës sime në pasuri të paluajtshme, i të gjitha udhëtimeve të mia dhe i reflektimeve mbi mënyrën se si duam të jetojmë”, u shpreh ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit