-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Costa-Ramës: Lufto korrupsionin!

Kryesoret

Kryeministri Rama këtë të martë ka mbajtur konferencën e përbashkët për mediat me Presidentit të Këshillit të Europës, Antoni Costa, në Tiranë.

“Ju ikurajo që të përshpejtonin përpjekjet tuaja kundër luftës dhe korrupsionit të organizura. BE mbetet partneri më i rëndësishëm i tregtisë dhe mbështet integrimin e Shqipërisë. Unë pres që të ritakohemi sërish në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat të Malit të Zi”- tha Costa.

Fjala e Ramës

Unë dua ta falënderoj sot Antonin posaçërisht për angazhimin e vazhdueshëm dhe për mbështetjen e palodhur para se në të realizonim mbylljen e fazës së çeljes së kapitujve dhe hapjen e fazës së mbylljes së kapitujhve në një kohë kur të gjithë bashkë përballemi me sfida që nuk janë tona individuale, por të përbashkëta

Ne ndajmë me presidentin bindjen se pjesa kryesore e punës tonë mbetet puna jonë që do të thotë ne kemi detyra për të përmbushur, jo për hir të Brukselit, por për hir të përmirësimit të përformancës së shtetit, institucioneve dhe pushteteve të pavarura në Shqipëri.

Është një proces me shumë sfida. Me të drejta Presidenti na ka sugjeruar që të rrisim përpjekjet për të njohur publikun e gjerë me të gjitha këto sfida që shoqërojnë çdo hap që ne hedhim përpara.

Ne kemi dakordësi 100% në të gjitha çështjet. Kemi dakordësi 100% sa i takon detyrave që ne duhet të bëjmë, kemi dakordësi për të ecur me këtë ritëm dhe të fillojmë me mbylljen e kapitujve që rajoni si i tërë të funksionojë si kolektiv bashkëpunues. Dhe kemi dakordësi që në këtë rrugë nuk jemi vetëm, por kemi një partner si BE dhe kemi një burim dije sic është procesi i negociatave.

Rama takim me Costan: Miku i Shqipërisë për intregimin në BE!

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit