Qytetarët e Himarës votuan sot për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së tyre, në zgjedhje të parakohshme të thirrura pasi kryetarit të zgjedhur, Fredi Beleri iu shfuqizua mandati për shkak të dënimit me burgim.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se në orën 19:00 qendrat e votimit u mbyllën dhe numërimi i votave do të nisë sapo pak para mesnatës pasi kutia e fundit u dorëzua në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
KQZ tha se procesi u zhvillua i qetë dhe sipas të dhënave paraprake, pjesëmarrja rezulton 37.69%. Në zgjedhjet e shkuara të 14 majit në Himarë votuan 7821 persona.
Fredi Beleri mori 3840 vota, 19 vota më shumë se ish-kryebashkiaku socialist Jorgo Goro, i cili mori 3821 vota. Sipas KQZ, sot numri i votuesve ishte 8333, ose 37.69% e totalit të 23.074 zgjedhësve në listë, gati 3% më shumë.