-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: Rama i dha vulën, Berisha i dha Himarën

Kryesoret

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha ia vendos fajin Sali Berishës për disfatën në bashkinë e Himarës.

“Sali Berisha ka shitur demokratët për të mbrojtur veten, sepse nuk ka as hallin e Himarës, as hallin e Shqipërisë, por vetëm hallin e tij.

Demokratët dhe qytetarët e Himarës janë viktimë e pazarit Rama-Berisha. Tani kishte vulën, komisionerët dhe fondet, me të cilat justifikohej për humbjen dërrmuese të 2023, po sot pse e humbi Himarën?! Sepse interesi i tij nuk është fitorja, por përdorimi i PD-së si strehë për të mbrojtur interesat e tij dhe familjes së tij.

Sali Berisha mbrojti vjedhjen e zgjedhjeve nga Edi Ramën në 2021, vetëm se i interesonte të më sulmonte dhe fajësonte mua, ndërsa sot vazhdon të justifikohet për të pestën herë brenda 2 vitesh për humbje zgjedhjesh, edhe pse demokratëve u premtoi në foltoret e 2021 se ai do e shporrte Ramën për 6 muaj.

Por u ul në prehrin e Edi Ramës, amnistoi me votat e tij të korruptuarit e Edi Ramës, shkatërroi Reformën Zgjedhore, gënjeu se do të merrte qeveri teknike e të drejtën për lista koalicionesh kur në fakt bashkoi votat me Edi Ramën për të mbyllur listat, e në këmbim Rama t’i jepte në shkelje të çdo ligji vulën e PD si dhe bashkoi votat me Edi Ramën për të vënë nën kontrollin qeveritar KLSH.

Sot nuk ka revolucion, nuk ka rrëzim të Ramës, ka vetëm pazar, pazar përmes të cilit Rama i jep vulën dhe Berisha i dhuron pushtetin. Ajo që Rama dhe Berisha orkestruan në Himarë, është parathënia e asaj që duan të bëjnë në zgjedhjet e ardhshme në gjithë Shqipërinë” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit