-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koçiu: Gatishmëri për të ofruar shërbime për qytetarët dhe turistët

Kryesoret

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një vizitë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Koçiu vlerësoi mjekët dhe infermierët që kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë rol të jashtëzakonshëm në koordinimin e rasteve.

“Janë duke u bërë të gjitha praktikat e brendshme të punës me qëllim që të kostoni shërbimet, të vlerësoni kush janë ato shërbime si dhe për të ofruar shërbime për qytetarët, turistët vendas dhe të huaj dhe për të gjeneruar edhe më shumë të ardhura. Edhe praktika dyfishe këtu do t’ju ndihmojë për mjekët që janë të interesuar të zhvillojnë praktikën e punës jashtë orarit zyrtar, pra me përfundimin e orarit zyrtar. E gjitha kërkon edhe një ndryshim të mentalitetit dhe të marrjes së përgjegjësive”, vijoi Koçiu.

Më pas ajo tha se rritja e pagave për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët ka hyrë në fuqi që në fillim të këtij muaji.

“Do doja të përfitoja nga rasti për t’i bërë një thirrje kujtdo që është në kërkim të shtëpisë së tij të parë, për të përfituar nga programi më i fundit qe kemi rihapur. Ne e hapëm vjet programin për përfitimin e banesës me interes zero të mbështetur nga shteti për mjekët. Ndërkohë këtë vit e kemi rihapur sërish dhe e reja është që kemi përfshirë edhe infermierët. Aplikimet janë të hapura deri në datë 14 gusht në platformën E-Albania”, deklaroi Koçiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit