Pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesëshme në Himarë, Lefter Maliqi ka reaguar me një thirrje të fortë për opozitën.
Ai kërkon mobilizimin urgjent të PD-së dhe liderëve të opozitës, duke i thirrur ata të zbrisin në bazë dhe të përgatiten për një fushatë të fuqishme kundër qeverisë së tanishme.
Maliqi akuzon disa deputetë opozitarë se po marrin në mbrojtje interesat e tyre personale dhe i bën thirrje PD-së të krijojë struktura paralele me Rilindjen, për të evidentuar dhe konfrontuar kundërshtarët politikë me një përballje të përgatitur mirë në çdo Bashki dhe KZAZ.