Një rast tronditës në Francë ka nxjerrë në pah akuzat kundër Frederic Pessier, 52-vjeçarit ish-anestezist, për helmimin e dyshuar të 30 pacientëve, prej të cilëve 12 humbën jetën gjatë operacioneve në klinikat private të Besançon.
Hetimet kanë zbuluar se Pessier mund të ketë kontaminuar serumin e pacientëve për të shkaktuar arreste kardiake dhe për të dëmtuar reputacionin e kolegëve të tij me të cilët kishte konflikte të hapura. Ai mohoi të gjitha akuzat, megjithatë rrezikon dënimin me burg të përjetshëm.
Vendimi i gjykatës pritet të bazohet në provat e forta të mbledhura gjatë një hetime shtatëvjeçare, ku Pessier u ndalua të ushtronte si anestezist dhe u urdhërua të largohej nga Besançon.