Sulmuesi Mario Gjata me anë të një postimi në rretin e tij social ka njoftuar se nuk është më futbollist i Egnatias.
“Faleminderit Egnatia”, shkruan Gjata .
24-vjeçari u bë pjesë e Egnatias në janarin e këtij viti, por nuk gjeti hapësirat që kërkonte kushtëzuar edhe nga një dëmtim i rëndë që pësoi.
Gjithashtu sulmuesi më parë ka veshur edhe fanellën e Teutës, Dinamos e Apolonisë nga ku doli si futbollist.