Mesditën e sotme u riaktivizuar vatra e zjarrit në masivin pyjor të Tërnovës, në bashkinë e Bulqizës.
Për shkak të erës u dogjën rreth 10 ha pishë dhe ah.
Në terren kanë marr pjesë për të shuar flakët rreth 60 forca e mjete të Shërbimit Pyjor, të Shërbimit Zjarrfikës dhe të aparatit bashkiak Bulqizë.
Gjithashtu u janë bashkuar dhe 100 forca të ushtrisë nga Burreli dhe Tirana, të cilët nga tre ditë po i ndihmojnë në shuarjen e flakëve.
2 vatra zjarri janë shuar për të mbrojtur kurorën e Liqenit të Zi nga toka, ndërsa 2 të tjera janë akoma aktive.