Lideri i opozitës Sali Berisha në tubim u ka bërë thirrje qytetarëve që të enjten në orën 11:00 të mblidhen para bashkisë së Tiranës.
Berisha shprehet se e enjtja është ditë frymëzimi dhe fitoreje.
“Erion Veliaj, fundi yt është shtylla e turpit, do të varesh në sheshin Skënderbej në shtyllën e turpit të qytetit të Tiranës. Bëj ç’të duash, por nuk ke shpëtim o kryehajdut i pashpirt. Le të të mbrojë sa të dojë mercenar Dumani, se edhe ai fatin tënd do ketë”, u shpreh Berisha.
Më pas ai thekson se aty ku lindi padrejtësia lind edhe zemërimi, revolta dhe protesta.