Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimeve në media ndërkombëtare lidhur me një intervistë të tij për Financial Times, ku i atribuoheshin deklarata me gjuhë fyese ndaj kritikëve që e akuzojnë si “kumbari i Shqipërisë”.
Në një sqarim të bërë publik, Rama tha se deklarata e raportuar nuk është thënë në atë formë dhe se është nxjerrë jashtë kontekstit të bisedës me gazetarin.
Sipas tij, gjatë intervistës është diskutuar mbi akuzat që i drejtohen prej vitesh, ndërsa përgjigjja e tij ka qenë pjesë e një diskutimi më të gjatë, të cilin gazetari e ka përzgjedhur në mënyrë të pjesshme.
“Unë nuk ua kam thënë kurrsesi shqiptarëve atë fjalë. Gazetari më pyeti se si u përgjigjesh atyre që të akuzojnë se je kumbari i Shqipërisë”, ka deklaruar Rama, duke shtuar se intervista është publikuar e fragmentuar.
Kryeministri theksoi gjithashtu se qëndrimi i tij nuk ka qenë i drejtuar ndaj qytetarëve, por ndaj atyre që, sipas tij, e kanë sulmuar dhe diskredituar politikisht prej vitesh.
/5pyetjet.al









