Një aksident zinxhir është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, në afërsi të Maminasit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pakujdesia në drejtim dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë mes mjeteve.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë segment të autostradës, duke sjellë vonesa dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve për disa minuta.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë ndërhyrë për normalizimin e trafikut dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
/5pyetjet.al









