Pasditen e sotme banorët e Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës kanë nisur protestën e tyre të katërt.
Banorët kanë bllokuar aksin rrugor Thumanë-Kashar dhe kërkojnë nga autoritetet që tu japin akses në hyrje-dalje në rrugën e re.
Ata janë shprehur që bizneset e tyre po falimentojnë për shkak të mungesës së aksesit në aksin e ri rrugor.
Në protestë ndodhen forca të shumta policie në mënyrë që të sigurojnë rendin dhe qarkullimin e makinave.