Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia holandeze pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një vrasje që ka ndodhur 14 vjet më parë në Gjermani.
Sipas raportimeve të aussiedlerbote.de, shqiptari u kap në aeroportin e Roterdamit. Ai në vitin 2010 është përfshirë në vdekjen e dhunshme të 43-vjeçarit italian.
Shqiptari ka bashkëpunuar me një tjetër person, 54-vjeçar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, por tashmë kishte vdekur. Në vitin 2022, hetuesit e policisë së Këlnit për “rastet e ftohta” rihapën çështjen pasi janë krime që mbeten të pazgjidhura për një kohë të gjatë.
Gjurmët janë riekzaminuar duke përdorur teknologjinë e re të mjekësisë ligjore dhe kanë çuar drejt shqiptarit dhe burrit që ka ndërruar jetë, tha policia. I vdekuri me tatuazh të dukshëm u zbulua në janar 2010 dhe u identifikua shpejt.
Policia dhe prokuroria publike thanë në atë kohë se trupi ishte në një qese plehrash blu, nga këmbët deri në bel. Sipas policisë, vijojnë hetimet për persona të tjerë të mundshëm të përfshirë dhe sfondin e vrasjes.