-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Francë/ Vritet 47-vjeçari shqiptar, plagosen rëndë djali, nipi dhe një i tretë

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë u raportua sot në Grenoble të Francës, ku një shqiptar i armatosur me pistoletë hapur zjarr mbi një grup prej tre personash të njëjtë kombësie. Incidenti ndodhi në lagjen Teisseire, duke sjellë si pasojë të paktën një vdekje dhe tre të plagosur të rëndë.

Viktima e tragjedisë është Ylli Bezhani, 47-vjeçari i cili mori pesë plumba vdekjeprurës në trup. Edhe pse u transportua për trajtim në spital, nuk mundi të shpëtonte. Ndër të plagosurit janë djali dhe nipi i tij, së bashku me një person tjetër, të cilët po marrin trajtim intensiv në spitalin e qytetit.

Autori i sulmit ende nuk është identifikuar, dhe motivet për këtë akt të dhunshëm po verifikohen nga autoritetet. Hetimet po përfshijnë të gjitha pista të mundshme, duke përfshirë edhe lidhjet eventuale me aktivitete të biznesit ilegal në zonën e ngjarjes.

Autoritetet franceze vijojnë të mbajnë situatën nën kontroll dhe presin për të marrë më shumë informacion rreth ngjarjes dhe autorit të saj në ditët në vazhdim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit