-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehu: Rama kthen Urdhrin e Mjekëve në një drejtori të Ministrisë, mjekët bëhen “puthadorë” me Aktin Normativ

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një postim në Facebook ka shprehur kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me Aktin Normativ të Qeverisë që ndryshon ligjin për Urdhrin e Mjekëve.

Shehu e akuzon Ramën për përpjekjen për të kthyer Urdhrin e Mjekëve në një “drejtori të Ministrisë” dhe për të transformuar mjekët në “puthadorë” me këtë akt.

Ai thekson se ky veprim ka për qëllim “shkatërrimin e pavarësisë së institucioneve që nuk financohen nga buxheti, por nga antarësia e tyre” dhe godet “pavarësinë profesionale të mjekëve, duke iu mohuar të drejtën kushtetuese për të ushtruar profesionin jashtë sektorit publik.”

Shehu gjithashtu kritikon se ky akt “transformon Kodin Etik, që në thelb ka Betimin e Hipokratit.

“Realisht Shqipëria kështu nuk do te ketë “Urdhër te Mjekeve”.

Qendrim ky ndaj nje Institucioni te pa varur, i denje per regjimet me ekstreme.

E krahasuar kjo me periudhen komuniste kur ne Shqiperi nuk kishte Urdher Mjeku, i krijuar ai ne fund te 1993.

Gjithashtu ky regjim duke mos patur guxim te përballet direkt per keto “bema” diskriminuese te tij ndaj mjekeve e shkatërruese per sistemin shëndetësor, kërkon te fshihet duke “futur duart” ne Ligjin e Urdhrit te Mjekeve.

Gjë kjo krejt e kundërligjshme”, shkruan Shehu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit