Ditën e sotme një zjarr ka përfshirë lagjen ‘Boje’ në Krujë.
Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi dhe është djegur pylli me pisha. Ende vijon zjarri dhe deri tani janë djegur rreth 50 hektarë.
Helikopteri ka ndërprerë punën dhe ka shkuar tek vatra e zjarrit në Finiq. Ndërsa ndërhyrja nga toka është e pamundur për shkak të terrenit.









