Ditën e sotme një tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë.
Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në jugperëndim të Japonisë, pranë ishullit Kyushu.
Në rrjetet sociale janë publikuar disa video, ku duket se lëkundjet sizmike ishin të fuqishme dhe njerëzit ishin në panik.
Megjithëse ishte paralajmëruar se mund të ketë cunami, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.