Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu nga Parku Arkeologjik i Finiqit ka folur në lidhje me situatën e zjarreve në këtë bashki dhe në Delvinë.
Vëngu u shpreh se janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse dhe 40 forca zjarrfikëse nga bashkitë dhe 65 Forca të Armatosura të dislokuara.
“Jemi përqendruar me Forca të Armatosura dhe mjete zjarrfikëse të gjitha bashkitë e të dyja qarqeve. 8 mjete zjarrfikëse dhe 40 forca zjarrfikësve nga bashkitë dhe 65 Forca të Armatosura të dislokuara. Forcat ajrore kanë bërë frenimin e vatrave në zonat e banuara”, tha Vëngu.
Ai u shpreh se është bërë e mundur mbrojtja nga flakët e të gjithë pasurisë kulturore në Parkun Arkeologjik pasi kemi patur një koordinim të mirë dhe do të jetë një natë vigjilence.