Ministri i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me situatën në Finiq.
Gonxhja u shpreh se biletaria e Parkut Arkeologjik të Finiqit nuk është prekur nga zjarret, pasi është e pajisur me mjetet përkatëse mbrojtëse kundra zjarrit.
“Asnjë prej monumenteve të Parkut Arkeologjik të Finiqit, të cilat janë të vizitueshme nga vizitorët, nuk janë prekur nga zjarri. Kjo për shkak se të gjithë monumentet kanë pasur një perimetër sigurie, të pastruar nga vegjetacioni, falë punës së punonjësve të Parkut Arkeologjik, dhe për këtë fakt, zjarri nuk ka avancuar për të rrezikuar dëmtimin e tyre”, tha Gonxhja.