Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg Noizyn dhe të po bëhen përgatitjet për ekstradimin e tij drejt Kosovës.
Pas këtij vendimi ka reaguar reperi Stresi i cili edhe ai është i shpallur në kërkim nga policia e Kosovës.
Në rrjetin e tij social Stresi i bën thirrje ministres së Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, që më mirë të ekstradojë trupin e Faton Hajzirit që u vra nga forcat serbe, sesa merret me dy reperat e Shqipërisë.
“Nuk më takon me fol për çështje të brendshme të Kosovës, por ma mirë ekstrado trupin e Fatonit, sesa me u marr me ne… Se njerezit rrehen çdo ditë si anej, si knej, a duhet me i ekstradu?? Hajgare, ste vjen marre. Kjo është më shumë ego e jotja personale sesa drejtësi” shkruan Stresi.