-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri në Finiq/ Digjet parku arkeologjik, perfekti i Vlorës: Situata mbetet e vështirë

Kryesoret

Ditën e sotme një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në fshatin Finiq në faqen e malit drejt parkut arkeologjik.

Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe si pasojë është djegur e gjithë sipërfaqja e parkut arkeologjik dhe flakët kanë kaluar brenda në objekt.

Ndërkohë është ndaluar edhe kalimi i mjeteve drejt Finiqit pasi zjarri është pranë rrugës.

Perfekti i Vlorës Kritaq Kiço tha që situata e zjarrit në Finiq është e vështirë.

“Situata në Finiq është shumë e vështirë, zjarri ka përparuar në drejtim të malit të Finiqit dhe ka dalë nga ana e pasme e tij. Urojmë që Forcat Zjarrfikëse të jetë të sigurtë. Zjarri po përparon në drejtim të fshatit Mavropull”, tha perfekti.

Më pas ai u shpreh se janë në kontakt me Drejtorinë e Shërbimit të Emergjencave për të parë mundësinë edhe ndërhyrjen nga ajri.

“Nuk kemi një pamje të qartë lidhur me parkun arkeologjik të Finiqit, i kemi thënë edhe punonjësve të parkut të largohen”, tha perfekti i Vlorës.

Zjarr i madh në parkun arkeologjik të Finiqit, kërkohet ndërhyrja nga ajri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit