-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD i kërkon Kryetares së Kuvendit: Shkelët Kushtetutën, mblidhni sesionin e jashtëzakonshëm brenda afatit

Kryesoret

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar një përgjigje zyrtare ndaj Kryetares së Kuvendit për mos mbledhjen e Kuvendit në një sesion të jashtëzakonshëm për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës.

Në letrën e firmosur nga Kryetari i Grupit, Gazment Bardhi, theksohet se Kryetarja e Kuvendit ka kaluar afatin “3 ditor” për mbledhjen e sesionit.

“Rezulton se ju keni thirrur në fakt një sesion të jashtëzakonshëm të Kuvendit, duke urdhëruar “mbledhjen jashtë sesionit të Këshillit të Legjislacionit”, por në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, së pari, e keni caktuar mbledhjen e organeve të Kuvendit përtej afatit “3 ditor” që përcakton qartësisht Rregullorja; dhe së dyti, nuk keni caktuar mbledhje të seancës plenare.”, thuhet në përgjigjen zyrtare të grupit parlamentar të PD.

Grupi i PD-së e konsideron mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit të panevojshme dhe kërkon që Kuvendi të thirret urgjentisht për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit