Një vatër zjarri është aktivizuar në vendin e quajtur Qafa e Malit në Lukovë, Përrenjas.
Për shuarjen e flakëve po punohet për gati 10 orë nga 4 forca zjarrfikëse, 4 Inspektorë pyjorë, 4 forca nga Rendi dhe 25 forca vullnetare. Vatra e aktivizuar kishte përfshirë një sipërfaqe prej 0.2 hektarë me pyll ahu, pishë dhe bimësi të tjera.
Izolimi u bë më kanale ndarëse i vatrës së zjarrit nga pjesa tjetër dhe me pompa shpine u fik perimetri i vatrës.