-sidi education-spot_img
19.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Në 10 vite kemi kërkuar shfuqizimin e Ligjit të Investimeve Strategjike

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për tërheqjen nga Ligji për Investimet Strategjike. Ajo theksoi se beteja për këtë ligj nuk është e re, pasi demokratët e kishin cilësuar që nga fillimi si antikushtetues dhe një instrument që cenonte të drejtën private të pronës.

Tabaku shtoi se ligji ka shkaktuar konflikte sociale dhe ka favorizuar pakicën, duke u kthyer në një nga arsyet e protestave të qytetarëve.

“Sot, Ligji i Investimeve Strategjike, përveç aspektit korruptiv dhe abuziv, përveç ndarjes së favoreve pa garë, krijon konflikte sociale edhe për çështjen e pronës. Në 10 vitet e shkuara ky ligj është shtyrë disa herë dhe në secilin rast kemi kërkuar pezullimin e tij. Edhe në vitin 2025, kur u shty për herë të fundit, ne kërkuam shfuqizimin e tij.”

Sipas Tabakut, në shumë raste vendimet e marra nën këtë ligj kanë përfunduar në projekte turistike në jug të vendit, duke shkaktuar përplasje me pronarët e ligjshëm dhe debate publike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit