Një 44-vjeçar serb ka humbur jetën në Korfuz, Greqi, pasi 5 pako me drogë iu gjetën në stomak. I ndjeri, që ishte me pushime në jug të Korfuzit, u gjet i pajetë në shtëpinë ku po qëndronte.
Ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se ai kishte gëlltitur 5 pako plastike me një lëndë narkotike në pluhur, të dyshuar si kokainë, me peshë totale prej 83 gramësh. Paketimet plastike nuk ishin plotësisht hermetike dhe shpërthyen në stomak, duke shkaktuar probleme të rënda gastrointestinale dhe ndërlikime në mushkëri.
Policia ka konfiskuar pakot dhe Prokuroria për Narkotikë po heton rastin.