Mëngjesin e sotëm një 55-vjeçar i cili është punonjës i një firme për nxjerrjen e përpunimit të mineraleve në Rubik ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti.
55-vjeçari Lulzim Lika, banues në Laç dyshohet se gjatë rrugës për te kantieri i firmës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e një mjeti pune të tonazhit të rëndë. Si pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe 55-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e shkakut të aksidentit.