Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të kanionit të Holtës në Gramsh, ku dy të rinjtë, pasi kanë vizituar kanionin, janë aksidentuar.
Shkaqet e aksidentit nuk janë ende të qarta, por njëri nga të rinjtë ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës për trajtim të mëtejshëm, pas marrjes së ndihmës së parë në urgjencën e spitalit të Gramshit.
Forcat e policisë janë në vendngjarje dhe po hetojnë shkakun e aksidentit.