-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i Bankës së Shqipërisë: Ndryshimet klimatike mbi sektorin bankar

Kryesoret

Banka e Shqipërisë ka publikuar një raport të ri që shqyrton ndikimin e ndryshimeve klimatike në sektorin bankar shqiptar. Raporti i Vlerësimit të Ekspozimit të Sektorit Bankar ndaj Rreziqeve Klimatike (2024) analizon dy lloje kryesore rreziqesh: ato fizike dhe ato të tranzicionit.

Rreziqet fizike përfshijnë ndikimet direkte të ndryshimeve klimatike, si përmbytjet, përkeqësimin e kushteve klimatike dhe ngjarjet ekstreme që ndodhin nga ndryshimet klimatike. Këto ngjarje mund të dëmtojnë asetet dhe aktivitetet ekonomike të bankave.

Nga ana tjetër, rreziqet e tranzicionit burojnë nga përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike, përfshirë rregulloret e reja dhe ndryshimet në sjelljet e konsumatorëve dhe investitorëve. Këto ndryshime mund të ndikojnë në vlerën e aseteve dhe në stabilitetin financiar të bankave.

Raporti thekson se sektori bankar është veçanërisht i ekspozuar ndaj këtyre rreziqeve përmes sektorëve si bujqësia, energjetika, menaxhimi i burimeve ujore, transporti dhe zonat bregdetare.

“Bankat janë të ekspozuara ndaj rreziqeve financiare të lidhura me klimën, nëpërmjet dy kanaleve kryesore, rreziqeve fizike dhe rreziqeve të tranzicionit,” thuhet në raport.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit