Interi ka konfirmuar rinovimin e kontratës me sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez, që tani do të qëndrojë në klub deri në vitin 2029.
Ky vendim shuan spekulimet për të ardhmen e tij dhe siguron vazhdimësinë e kapitenit në skuadër, duke konsoliduar rolin e tij si një nga lojtarët më të rëndësishëm të trajnerit Simone Inzaghi.