Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Grigels Muçollari ka reaguar lidhur me anijen e ngarkuar në Durrës ku dyshohet se ishte me mbetje të rrezikshme.
Muçollari thotë që bota është e shqetësuar për anijen e ngarkuar në Durrës, ndërsa qeveria po hesht.
“Ai shprehet se rreth 100 konteniere në dy anije me qindra tonë ngarkesë dyshohet se janë mbetje të rrezikshme. Kjo histori që është lajm në mediat ndërkombëtare ka përfshire disa vende, organizata të rendësishme të sinjalizimit, e kompani të mëdha si Maersk. E vetmja që nuk bën zë, e pashqetësuar nga kjo ngjarje, eshtë qeveria shqiptare.”, thotë Muçollari.
Ajo që duhej të ishte ngritur në alarm e para, pas këtij zbulimi”, thotë Muçollari.
Ai tregon që dyshimet për rrezikshmërinë e lëndës janë shtuar edhe prej faktit se se anijet transportuese kanë fikur aparaturat që tregojnë vendndodhjen.
“Raportimet janë se anijet janë ngarkuar me 4 korrik. Drejtori i portit në atë ditë, në detyrë, ishte ai që u promovua, u bë Ministër i Mbrojtjes. A ka diçka Vengu për të thënë për këtë rast? Autoritetet nga Europa, Singapori, e deri në Malajzi, janë në alarm. Vetëm rilindasit nuk ndihen. Duhet transparencë e plotë dhe e menjëhershme për këtë rast”, thotë Muçollari.