Banorët e Krujës dhe Fushë-Krujës kanë protestuar sërish në aksin Thumanë-Kashar për shkak të mungesës së aksesit të duhur në rrugën e re.
Ata kërkojnë hapjen e një rruge dytësore për të lehtësuar hyrjen dhe daljen nga shtëpitë dhe bizneset e tyre. Protestuesit janë përplasur me forcat e policisë, ndërsa kërkesat e tyre për një rrugë alternative mbeten të paadresuara.
Në protestë ishte i pranishëm edhe Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria bëhet’.