SHBA-ja e ka nisur në mënyrë ideale Kupën e Botës FIFA 2026 në shtëpi, duke regjistruar një fitore bindëse 4-1 ndaj Paraguait në Los Angeles. Vendasit dominuan ndeshjen dhe përmirësuan ndjeshëm ecurinë e tyre në fazën e grupeve, duke pësuar vetëm një humbje në 10 takimet e fundit.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 7’ pas një autogoli të Bubadilla, ndërsa në minutën e 31’ Folarin Balogun dyfishoi shifrat me asist të Christian Pulisic. Sulmuesi amerikan më pas realizoi edhe golin e dytë personal në fundin e pjesës së parë, duke e çuar SHBA-në në pushim me avantazh të thellë.
Paraguaji arriti të shënojë golin e vetëm në minutën e 73’ me Maurisio, por në kohën shtesë Reina vulosi fitoren 4-1 për amerikanët.
/5pyetjet.al









