Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një operacion ajror kundër një prej figurave më të kërkuara të krimit të organizuar në Amerikën Latine, duke eliminuar liderin e organizatës venezueliane Tren de Aragua, Hector Rusthenford Guerrero Flores, i njohur si “Nino Guerrero”.
Operacioni është bërë publik nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili e ka cilësuar atë si një goditje të suksesshme ndaj krimit të organizuar ndërkombëtar.
“Nën urdhrat e mi, Komanda Jugore e Shteteve të Bashkuara kreu një sulm të shpejtë dhe vdekjeprurës, duke eliminuar me sukses Nino Guerrero-n. Ky ishte një operacion i koordinuar që synoi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe më të kërkuar në rajon, përgjegjës për aktivitete të shumta të paligjshme dhe dhunë ndërkombëtare”, shkroi Presidenti amerikan Donald Trump në rrjetet sociale.
/5pyetjet.al









