-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendimi i Gjykatës/ Motra e Egli Progës: U lanë të lirë, kjo është vrasje për herë të tretë

Kryesoret

Pas vendimit të Gjykatës ku lihet në burg Denis Meçi dhe tre të tjerë të lirë, motra e viktimës u shpreh se janë lënë të lirë të gjithë vrasësit dhe po bëhet një padrejtësi e menjëhershme.

“Po flisni për padrejtësi që fillojnë nga policia e shtetit, çdo regjistrim që kanë bërë ata, çdo akt që kanë sjellë ata kanë shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, po flasim për një padrejtësi të menjëhershme. Po flasim për banda të bëra bashkë, kam parë skedën e vdekjes dhe në shënim thuhet “vrasje”.

Ajo u shpreh se po vazhdon të vritet Egli me çdo veprim dhe mosveprim që është duke u kryer dhe kjo është vrasje për herë të tretë.

“Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim, në masë ndaj një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh. Kjo është”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit