Në Himarë u arrestuan dy persona të cilët lëviznin me automjet për të shitur doza kokaine dhe kanabisi në lokalet e natës.
27-vjeçari me iniciale Julian Çollaku dhe 20-vjeçari Edmal Tahiri të dy banues në tiranë lëviznin me automjet dhe shisnin lëndë narkotike kanabis dhe kokaine.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi të lëndëve narkotike kokaine dhe kanabis të ndara në doza gati për shitje.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.