Mbrëmjen e djeshme në fshatin Postribë, gjatë një konflikti për motive të dobëta mes disa personave u tentua që të vritej 43-vjeçari Çel Shabaj.
43-vjeçari u plagos me armë zjarri në këmbë dhe u dërguan në spitalin rajonal të Shkodrës.
Çel Shabaj po bëhej gati të shkonte në një dasëm dhe i gjithë shkaku i kësaj ngjarjeje është e kush do të kalonte i pari në rrugë.
Policia arrestoi 3 personat K. K., 29 vjeç, A. K., 28 vjeç dhe L. K., 24 vjeç dhe shpalli në kërkim Z. K., 28 vjeç, F. L., 25 vjeç dhe A. Rr.,25 vjeç..
Gjithashtu në vendin e ngjarjes u gjet pistoleta me të cilën u krye plagosja.
Ndërkohë policia po vijon punën për arrestimin e tre personave të shpallur në kërkim.