Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj ditën e sotme u ekstraduan nga Dubai. Ekstradimi i tyre u bë me masa të rrepta sigurie.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë mundësuan sjelljen e të shumëkërkuarve Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj nga Emiratet e Bashkuara në Shqipëri.
Plaurent Dervishaj në 26 shkurt të vitit 2005 në Durrës së bashku me disa peersona të tjerë me iniciale I. T., L. B. dhe L. R. dyshohet se, kanë vrarë me armë zjarri Klodian Saliun.
Ndërsa Julian Meçaj është personi i shpallur në kërkim edhe pse gjykata i ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’. Ai akuzohet se në vitin 2029 ka qëlluar disa herë me armë nfdaj ish prokurorit Arben Ndoj ku mbeti i vrarë shoferi i tij Ando Maloku, në autostradën Durrës- Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit.