Policia e Kosovës ka kryer një kontroll në hotelin Rajska Banja në Banjskë, ku janë gjetur armë dhe pajisje ushtarake. Gjetjet përfshijnë dy jelekë antiplumb, një automatik A-47 kallashnikov dhe tetë karikatorë me fishekë.
Armët dyshohet se janë mbetur nga konflikti i 24 shtatorit të vitit të kaluar, kur grupi i armatosur serb i udhëhequr nga Milan Radoiçiç u përball me Policinë e Kosovës.
Në atë ngjarje, u vranë rreshteri Afrim Bunjaku dhe tre serbë. Hetimet për lidhjet e armëve vazhdojnë.