Në protestën e gjashtë të banorëve të Thumanës për akses në autostradën Thumanë-Kashar, tensionet janë rritur pas përplasjeve me policinë.
Protestuesit arritën të çanin kordonin e forcave të rendit dhe bllokuan autostradën. Gjatë përleshjeve, një protestuesi i ka rënë të fikët, duke agravuar më tej situatën.
Banorët kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë në protestë gjatë natës dhe, nëse është e nevojshme, deri në mëngjes, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.