Peter Žiga, Kryetari në detyrë i Këshillit Kombëtar të Sllovakisë, ka dërguar një telegram urimi për Elisa Spiropalin, Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë.
Në mesazhin e tij, Žiga ka shprehur mbështetje të vazhdueshme për reformat dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Urimi që Žiga i ka drejtuar Spiropalit
“Shkëlqesia Juaj,
Më lejoni t’ju përgëzoj në emrin tim si dhe në emrin e Këshillit Kombëtar të Republikës së Sllovakisë, me rastin e zgjedhjes Suaj në detyrën e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Me këte rast, dëshiroj të vlerësoj marrëdhëniet reciproke miqësore midis Republikës së Sllovakisë dhe Republikës së Shqipërisë dhe bashkëpunimin në kuadrin e organizatave ndërkombëtare.
Në të njejtën kohë, dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Sllovakisë për procesin e reformave dhe integrimin e vendit tuaj në Bashkimin Evropian.
Këshilli Kombëtar i Republikës së Sllovakisë është i gatshëm të thellojë e intensifikojë bashkëpunimin dypalësh edhe në nivel parlamentar.
Ju uroj Juve dhe qytetarëve të vendit tuaj prosperitet dhe shumë suksese në përballimin e sfidave aktuale.
Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Peter Žiga
Kryetari në detyrë i Këshillit Kombëtar të Sllovakisë, Bratislavë, 8 gusht 2024.”