-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha e paraqet si Sekretare Përgjithshme të Vatrës, reagimi nga SHBA: Nuk na përfaqëson më

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha prej disa ditësh në shtëpi po po vizitohet nga mbështetës të tij të shumtë.

Ish ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha njoftoi përmes një statusi në rrjetet sociale se Berishën e ka vizituar edhe sekretarja e përgjithshme e shoqatës Vatra, Nazo Veliu dhe Presidenti i Nderit të kësaj Federate, Agim Rexhaj.

Pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar shoqata Vatra e cila bën të ditur se Nazo Veliu nuk është më sekretare e përgjithshme e shoqatës.

“Sqarojmë opinionin publik dhe mediat e interesuara, se znj. Nazo Veliu jo vetëm që nuk është më Sekretare e Federatës ‘Vatra’, por prej një viti ajo është përjashtuar unanimisht nga Vatra, për shkelje të vazhdueshme të kanunores dhe ligjeve të SHBA-ve dhe aktualisht ndodhet në proces penal në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, përmes të cilës znj. Nazo Veliu së bashku me disa individë të tjerë jo anëtarë të ‘Vatrës’ ju është ndaluar pjesëmarrja e përfaqësimi, për të cilat gjykata ka marrë vendim që të jenë të përjashtuar nga të gjitha aktivitetet, funksionet dhe në të njëjtën kohë të qëndrojnë larg selisë të ‘Vatrës’ në Bronx, Neë York”, thuhet në reagimin e Vatrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit