-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy arrestime në Memaliaj dhe Kakavijë, ja për çfarë akuzohen

Kryesoret

Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, policia ka arrestuar dy individë të kërkuar në Memaliaj dhe Kakavijë.

Në Memaliaj, është arrestuar 38-vjeçari Marglen Çomani, banues në fshatin Krahës. Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe gjykata e Kosovës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për kultivimin e lëndëve narkotike.

Ndërsa në Kakavijë, u kap 52-vjeçari Abedin Ogiçi, banues në Delvinë. Ogiçi ishte shpallur në kërkim dhe është dënuar nga Gjykata e Sarandës me 4 vjet e 3 muaj e 24 ditë burgim për veprat penale “Falsifikimi i monedhave, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja”.

Policia e Gjirokastrës dhe e Sarandës, në bashkëpunim me Interpol dhe autoritetet kosovare, po vazhdojnë procedurat për ekstradimin e të arrestuarve dhe për zbatimin e dënimeve përkatëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit