Vera Zheji simboli i Radio Tiranës është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. lajmi u bë i ditur nga familjarët e saj një ditë më parë.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social presidenti Bajram Begaj shprehet se Vera Zheji do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe e skenës.
“Sot u nda nga jeta Vera Zheji, zëri ikonik i Radio Tiranës. Një grua që pothuajse është e vështirë që të ketë të ngjashme në cilësinë e gazetares, spikeres dhe gruas me mendje të lirë. Spikere, gazetare, aktore dhe pedagoge e Fjalës Artistike në Institutin e Lartë të Arteve, Vera Zheji do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës”, shkruan Begaj.