Në plazhin e Velipojës dy mjet lundruese Jet Ski janë përplasur si pasojë e manovrave të gabuara në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë.
Mjetet drejtoheshin nga italiani 19-vjeçar me iniciale N.L., dhe 20-vjeçari me iniciale S.D. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar italiani i cili ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë mjekimin e duhur.
Ndërsa të dy mjetet lundruese u bllokuan nga shërbimet e policisë kufitare.
Ndërkohë grupi nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.