Policia Kufitare dhe Detare gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman ka bllokuar 32 mjete lundruese. Mjetet e bllokuara janë 20 jet ski, 7 skaf, 3 gomone dhe 2 varka metalike që kishin të instaluar motor uji.
Nga Ksamili në Vlorë janë bllokuar 19 mjete lundruese, nga Durrësi në Shëngjin 9, në Velipojë 2 dhe në liqenin e Komanit janë bllokuar dy varka metali për mungesë dokumentacioni dhe kushteve të sigurisë.
12 drejtues të mjeteve lundruese janë ndëshkuar me masën administrative 100 000 lekë dhe 8 drejtues të tjerë me 10000 lekë për mos pajisje me licencën e operatorit turistik.
Gjithashtu edhe 10 mjete të tjera u ndëshkuan me 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni dhe 2 të tjerë me 20 000 lekë për mungesë dokumentacioni dhe masave të sigurisë.
Ndërkohë policia detare dhe kufitare i kanë ardhur në ndihmë 16 turistëve dhe vizitorëve në hapësirën detare nga Ksamili në Koman.