Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij përpara mbështetësve të tij është shprehur se sot qindra dhe mijëra qytetarë protestojnë para kryeministrisë.
Berisha tha se ata po protestojnë për jetën e humbur, drejtësinë e munguar, vrasjen mafioze të një qytetari, të një prindi, të një bashkëshorti, i cili qëndroi heroikisht ndaj një vrasësi gjobëvënës.
“Pogradeci është nën sundimin e plotë, total të mafies shtetërore me në krye Fatmir Xhafën. Se klani Xhafa në Pogradec përcakton çdo gjë, bën çdo ligj, merr çdo vendim, dikton gjithçka. Dhe se ky klan qëndron natyrisht në Pogradec mbi ligjin, mbi shtetin, ka mposhtur dhe ka vendosur sundimin e tij”, u shpreh lideri i opozitës.